Mondadori Store

Trova Mondadori Store

Benvenuto
Accedi o registrati

lista preferiti

Per utilizzare la funzione prodotti desiderati devi accedere o registrarti

Vai al carrello
 prodotti nel carrello

Totale  articoli

0,00 € IVA Inclusa

Atdheu I Tjetrit - Shpend Sollaku Noé
Atdheu I Tjetrit - Shpend Sollaku Noé

Atdheu I Tjetrit

Shpend Sollaku Noé
pubblicato da AuthorHouse

Prezzo online:
9,04
10,39
-13 %
10,39

Shpend Sollaku Noé është një poet i madh që ka pasur si qëllim daljen e poezisë nga akademitë, nga aristokracitë letrare, nga ambientet mondane. Poet nga nevoja, gazetar për domosdoshmëri historike, profesor e njeri i letrave rritur në underground, politikan i lindur, martir i lirisë të shtypur. I paisur me një përgatitje solide kulturore, letrare, filologjike e muzikore, po aq sa edhe shkencore në sensin enciklopedik, poliglot, karakter i guximshëm, kurioz nga instikti, inteligjencë akute, mendje shumë të kujdesshme për të ardhmen qoftë letrare, filosofike o qoftë politiko-sociale, Shpend Sollaku Noé është personalitet shumë kompleks dhe i paisur me një ngarkesë të ngjeshur humane. Lirika e tij është aktuale, inçizive, kafshuese, mallëngjyese, e vuajtur, gërvishtëse, magjepsëse. Ky libër fenomenal është dëshmi që poezia është akoma gjallë. Antologjia poetike "Atdheu i tjetrit" është organizuar në pesë pjesë: "Sfinksi-Mëzat e kaltër" e "Telegram prej varrezës"(poezi), "Mare Nostrum", "Murus Noster", "Check up Homerit" e "Barkodë" (poema). Pjesët "Sfinksi-Mëzat e kaltër" e "Telegram prej varrezës" risjellin poezi nga librat "Sfinksi", "Mbretëria e gjërave të ndaluara", "Të duartrokasësh Kaligulën" dhe "Telegram prej varrezës". "Atdheu i tjetrit" i Shpend Sollaku Noé-së, si të gjithë librat e tij, është një palestër ku "celulat gri" puarétiane stërviten, djersijnë e lodhen. Ç'do varg duhet menduar. Jo për veshtirësinë për ta përceptuar, stili i Noé-së është nga më të thjeshtët, sepse e vërteta është thjeshtësi, por per vlerën e brendshme. Për mesazhin që ofron. Për emocionet që sjell. Muza e tij nuk është një dinstiktiv, një cohë e lehtë që ta vëjë në pah mes miqve apo në vende publike, por një grusht brenda një dorashke të kadifejtë që të ç'orienton e bën të reflektojë edhe njeriun më të papërvojë.

Dettagli down

Generi Romanzi e Letterature » Poesia

Editore Authorhouse

Formato Ebook con Adobe DRM

Pubblicato 16/08/2011

Lingua Inglese

EAN-13 9781463406776

1 recensioni dei lettori  media voto 0  su  5
Scrivi una recensione
5 star
0
4 star
0
3 star
0
2 star
0
1 star
0
Atdheu I Tjetrit

-

voto 0 su 5

Accedi o Registrati  per aggiungere una recensione

usa questo box per dare una valutazione all'articolo: leggi le linee guida
torna su Torna in cima